U gjet e mbytur në një liqen në Dibër, zbulohet identiteti i viktimës

0

Është zbardhur identiteti i viktimës të gjetur ditën e sotme të mbytur në rezervuarin e fshatit Rrenxë të Njësisë Administrative Kastriot në Bashkinë e Dibrës.

Sipas burimeve për meidet, mësohet se kemi të bëjmë me shtetasen Shpëtime Shehu rreth 27 vjeçe, nga fshati Vrenjt i Njësisë Administrative Kastriot. Trupi i saj u konstatua fillimisht nga një banor i zonës, i cili më pas njoftoi Policinë në lidhje me ngjarjen.

Ende mbetet mister mbytja e 27-vjeçares, ndërkohë që më parë u tha se ajo kishte edhe shenja dekompozimi në trup. Nga burime jozyrtare është mësuar se e reja vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që ekspertiza mjeko-ligjore do të zbulojë shkaqet e vërteta të vdekjes së saj.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vërteta të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Bulqizainfo.com