Është zbuluar nga ‘ABC News’ fotoja e 35-vjeçarit Can Kariçi, i cili u ekzekutua në automjetin e tij në Tiranë mbrëmjen e djeshme.
35-vjeçari u qëllua me armë zjarri brenda automjetit të tij me targa të huaja në zonën e Kodër Kamzës, ku sipas informacioneve për mediet persona ende të paidentifikuar i kanë zënë prite dhe më pas e kanë qëlluar duke e lënë të plagosur rëndë.
Pas ngjarjes i riu është dërguar me utrgjencë në spital por nuk ka mundur që t’i mbijetojë dot plagëve të marra. 35-vjeçari me origjinë nga Dibra banonte në lagjen Nr.1 Bathore, ndërkohë që policia ka gjetur në automjetin e tij një armë zjarri tip’ Bereta’ e cila ishte e pajisur me një plumb.
Sipas informacioneve për mediet, është mësuar se 35-vjeçari ka qenë i proceduar penalisht më parë në fushën e krimeve kundër personit.
