Rekamë

Ish-efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj, i burgosur për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha muaj më parë ka kërkuar ndryshimin e vendimit dhe dënimin për akuzën e “vrasjes në tejkalim të nevojës për t’u mbrojtur”, por jo vrasje me dashje.

Pretendime për dënimin ka edhe Prokuroria, e cila kishte kërkuar dënimin me 20 vite burg por Gjykata e Tiranës e dënoi me 15 vite burg dënim, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 10 vite heqje lirie.