Dy ditë më parë kanali vaditës i Klosit u dëmtua në fshatin Bërshi duke rrezikuar edhe disa banesa. Por ky dëmtim pengoi vaditjen në luginën e Matit. Megjithatë, ndërhyrja ka qenë e menjëhershme ku është zgjidhur në mënyrë provizore që fermerët të mos mbeteshin pa vaditje. Administratori për vaditjen nga Kanali i Klosit, Flamur Keçi tha se ndërhyrja u bë shumë e shpejt nga pushteti vendor që fermerët të vazhdonin të vadisnin të mbjellat e tyre. Keçi shtoi se këtë vit kjo vepër vaditëse është shfrytëzuar në maksimum nga të gjithë fermerët e luginës së Matit deri në fshatin Zenisht të Njësisë Administrative Lis të Bashkisë Mat.
Tashmë që dëmtimi është riparuar, uji është rikther në kanal për tu përdorur nga fermerët.