Tym e flakë në Bulqizë, djegia e gomave krijon ndotje

0

  Një nga simbolika e ditës së verës është edhe ndezja e zjarreve por kjo kryesisht bëhet natën e 13 Marsit. Ndryshe ka ndodhur në qytetin e Bulqizës ku ka patur djegie të gomave gjatë gjithë ditës.

Siç duket nga pamjet, një numër i madh gomash janë djegur në hyrje të qytetit duke shkaktuar një ndotje të madhe të ajrit për të gjithë qytetarët e lagjes së vjetër të Bulqizës.

Nuk dihet nëse kjo është bërë nga fëmijë, por fakti se ato ndodhen në rrugën hyrëse të qytetit tregon se masat e marra janë të pakta për të parandaluar këtë fenomen i cili vitet e fundit është bërë shqetësues.

 Djegia e gomave është bërë në të gjithë bulqizën por më së shumti gjatë orëve të natës së kaluar. Megjithë apelin e specialistëve të mjedisit, fëmijë e të rritur i kanë përdorur ato me pretekstin e zjarrit të fundit të dimrit që lam pas.

Edhe në zona të tjera të Bulqizës ka patur ndezje zjarresh të tilla të cilat në disa raste janë bërë rrezik për përhapje në kullota e pyje.

Enver Doçi