Rekamë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë mëngjesin e sotëm.

Kreu i shtetit ka shprehur ngushëllime për humbjen e mbi 500 jetëve, në Turqi dhe Siri, ndërsa tha se autoritetet janë në këmbë për të bërë maksimumin dhe për të shpëtuar njerëzit që kanë mbetur ende nën rrënoja.

“Ekipet tona të kërkim-shpëtimit u dërguan menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti. Ministria jonë e Brendshme dhe Shëndetësisë, AFAD, Guvernatorët dhe të gjitha institucionet e tjera e nisën punën me shpejtësi. Shpresojmë që këtë fatkeqësi që po përjetojmë së bashku ta kapërcejmë sa më shpejt dhe me sa më pak dëme dhe të vazhdojmë punën tonë”, deklaron ai.

Guvernatori i Osmaniye, Yılmaz ka bërë një bilanc në lidhje me tërmetin shkatërrimtar në Turqi.

Në deklaratën e tij Yılmaz tha se 65 ndërtesa janë shkatërruar në zonën e tij.

“Epiqendra e tërmetit është në lagjen Pazarcık të Kahramanmaraş me magnitudë 7.4, ndërsa 49 ndërtesa të shkatërruara janë në qendër të Osmaniyes. Në total u shkatërruan 65 objekte, 7 në Düziçi, 7 në Bahçe dhe 1 në Hasanbeyli. Të gjitha ekipet tona, të gjitha institucionet e shtetit po ndërhyjnë në terren”, tha ai.

Më shumë se 500 njerëz janë vrarë në dy vende pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 goditi Turqinë jugore herët të hënën.

Tërmeti që ndodhi në Kahramanmaraş të Turqisë u ndje në të paktën 10 qytete. Sipas vlerësimeve paraprake, tërmeti shkaktoi të paktën dhe 237 të vdekur në Siri. Thuhet se humbja e jetëve ka ndodhur në qytetet Alepo, Hama dhe Latakia.

Lëkundjet u ndjenë në Kahramanmaraş në orën 04:17 me orën lokale. Në deklaratën e bërë nga Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), thuhet se epiqendra e tërmetit ishte në lagjen Pazarcık të Kahramanmaraş dhe tërmeti ka ndodhur 7 kilometra nën tokë.

Pas këtij tërmeti kanë ndodhur dhe 55 pasgoditje, më i madhi prej të cilëve ka qenë me magnitudë 6.6 ballë. New York Times shkruante se tërmeti është ndjerë edhe në Izrael dhe Siri.

Tërmeti shkatërrimtar 7.4 ballë godet Turqinë, autoritetet: Spitalet janë mbingarkuar, disa nga godinat janë të dëmtuara

Pas tërmetit që tronditi Turqinë juglindore, spitalet në vend janë të mbingarkuar, ndërsa pacientët janë shtuar edhe nëpër korridore.

“Shumë spitale janë plot, por disa objekte kritike, duke përfshirë Spitalin Al Dana duhej të evakuonin pacientët pasi pësuan dëme të rënda nga tërmeti. Po kështu, Materniteti Idleb u detyrua të transferonte të gjithë të porsalindurit në një spital aty pranë”, njoftojnë autoritetet.

Kujtojmë se tërmeti goditi në orët e para Turqinë, duke shkaktuar më shumë se 240 viktima e qindra të plagosur, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Jo vetëm tërmeti, por dhe moti i keq/ “Kaos, radhë nëpër sportele”, gazetarja e News24 tregon se çfarë po ndodh në aeroportin e Stambollit.

Turqia teksa po përjeton orë tmerri për shkak të tërmetit të fuqishëm që shkaktoi rreth 384 të vdekur dhe qindra të plagosur, po përballet dhe e mot të keq.

Shumë fluturime ndërkombëtare, por dhe ato rajonalet, janë pezulluar për shkak të motit të keq, mes tyre dhe linja drejt Tiranës.

Gazetarja Marsela Karapanço në një raportim live për News24 nga aeroporti i Stambollit Sabiha Gokcen tha se situata është kaotike, pasi për shkak të kushteve meteorologjike gjithçka duket se është paralizuar.

“50 fluturime ndërkombëtare dhe ato rajonet janë anuluar. Kemi pasur në orën 22:00 të darkës për të drejt Tiranës, por fluturimi është anuluar. Po ashtu edhe sot. Mëngjesi ka qenë i trishtë për të gjithë qytetarët, ku lëkundjet janë ndjerë dhe në Stamboll. Në orën 4 e çerek kam ndjerë lëkundjet. Aktualisht situata në këtë aeroport është e vështirë, pasi shumë qytetarë iu është dashur që të kalojnë natën të shtrirë nëpër dysheme, apo në pritje nëpër sportele. Duket se nesër ose pasnesër do të rinisin fluturimet.”, tha Karapanço.

Tërmeti “gjunjëzon” Turqinë/ Holanda i përgjigjet kërkesës për ndihmë, dërgon ekipin e parë të kërkim-shpëtimit  

Holanda do të dërgojë një ekip kërkim-shpëtimi në Turqi për të ndihmuar në kërkimet për qytetarët që kanë mbetur nën rrënoja pas tërmeti të fortë, 7.4 ballë të shkallës rihter, që goditi vendin.

“Ky ekip përfshin policë dhe personel ushtarak, reagues të ndihmës së parë dhe zjarrfikës”, u shpreh ministri i Jashtëm holandez Wopke Hoekstra në një postim në Twitter.

“Të tronditur nga lajmi i tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe shumë turq e sirianë të plagosur”, u shpreh ai më tej.

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) i bëri thirrje më parë komunitetit ndërkombëtar për ndihmë në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.