Turistët vijojnë të vizitojnë Qarkun Dibër

Turistët vijojnë të vizitojnë Qarkun Dibër
Ndonëse është mbyllur zyrtarisht sezoni veror i turizmit, vendi ynë vijon të thithë akoma vizitor. Ky është një grup turistësh që kanë zgjedhur të vizitojnë shqipërinë në një mënyrë të veçantë. Të mbledhur nga vende të ndryshme të botës ata kanë vendosur të opedalojnë në rrugët e Shqipërisë për tu njohur më shumë me vendin tonë. Ky grup përbëhet nga atletë që vijnë nga Singapori, Kina, Taivani, Zelanda e Re, Amerika etj. “Minh Phung (Min Fong) nga Singapori thotë se jo vetëm atij por të gjithë grupit që e shoqëron i ka pëlqyer shumë shqipëria. Ai shprehet se këtu ka gjetur njerëz shumë të sjellshëm, ushqim të shijshëm dhe natyrë mahnitëse. “Ne jemi nje grup shokësh nga e gjithë bota. Jemi atletë nga Kina, Tajvani, Zelanda e Re, Amerika, Singapori etj. Jemi njohur nga punët e përbashkëta në Azi dhe duke vozitur me biciklete. Kjo zhvillojmë udhëtime të tilla prej 33 vitesh tashmë. Jemi në Shqipëri prej 7 ditësh dhe nesër është dita e fundit. Momentalisht po kthehemi për në aeroport për tu kthyer në shtëpi. Rrugëtimi ynë filloi nga Tirana, vazhduam ndërmjet maleve dhe përfunduam në kufi me Maqedoninë e Veriut. Një nga anëtarët e grupit ka qenë në Shqipëri më përparë dhe e ka pëlqyer shumë. Sipas rekomandimit të tij ne erdhëm për të vizituar Shqipërinë. Këtë vit ai e organizoi udhëtimin. Ne çdo vit shkojmë në vende të ndryshme. Dëshira jonë është që të vizitojmë një vend që nuk është shumë turistik, jo shumë i prekur dhe nuk është shkatërruar nga turizmi. Po e shohim progresin që po bën Shqipëria për të masivizuar turizmin me të huajt. Ne nuk e prisnim që Shqipëria të ishte kaq shumë e zhvilluar. Kemi mbetur të habitur kur kemi mësuar historinë tuaj. Shqipëria na pëlqen shumë. Njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm dhe ushqimi i shijshëm. Sigurisht do të kthehem dhe ndoshta kësaj rradhe me familjen time”. Terreni i virgjër malor e rrugët panoramike që ka qarku Dibër kanë tërhequr shpesh turistë të aventurës që lëvizin me biçikleta, motorra apo bëjnë dhe hiking.