Tuneli i Shkopetit, burim aksidentesh
Tuneli i Shkopetit, edhe pse jo në një gjatësi të madhe si ai i Murrizit, vijon të jetë problem për të gjithë ata që përdorin aksin rrugor Burrel – Skuraj dhe anasjelltas. Prej disa vitesh këtij tuneli i është vendosur ndriçim që merret nga Hidrocentrali i Shkopetit, por investimet në të kanë mbetur me aq. E gjithë gjatësia e tunelit ka prani të madhe të gropave duke rrezikuar drejtusait e mjeteve që tentojnë tju shmangen atyre sa herë kalojnë në të. Po ashtu, problem i vazhdueshëm mbetet edhe prania e ujit e cila vjen nga tavani i tunelit si pasopjë e mungesës së hidro-izolimit. Drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në aksin nacional Burrel – Skuraj duhet të kenë shumë kujdes në të gjithë rrugën për shkak të problemeve të ndryshmne që ka që në dalje të qytetit të Burrelit e deri në hyrje të rrugës së kombit. Shpesh është kërkuar investim i mirëfilltë për tunelin e Shkopetit, por deri tani kompanitë që e kanë patur për mirëmbajtje rrugën vetëm kanë mbushur gropat, të cilat rikthehen shumë shpejt si pasojë e prezencës së vazhdueshme të ujit në të. Prania e ujit në tavanin e tunelit të Shkopetit është një rrezik i shtuar për shembjen e gurëve për të gjithë drejtuesit e mjeteve pasi i mungon investimi izolues me beton.