Tubimet e ashpra në Serbi, Vuçiç u shpall “luftë” studentëve protestues: Do të shihni reagim shtetëror ndryshe nga çdo herë tjetër!
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar sot ndaj protestave studentore që po zhvillohen kundër politikave të tij, duke i cilësuar ato si “sulm i organizuar” dhe jo thjesht manifestime qytetare.
“Ngjarjet në Valjevo ishin të tmerrshme, në Beograd pak më të lehta, por po aq të rënda në Novi Sad. Brenda 10 ditëve do të ketë arrestime për secilin që mori pjesë në aktet e dhunshme. Ne do të rikthejmë rendin në çdo mënyrë”, theksoi Vuçiç.
Presidenti serb akuzoi protestuesit se po tentojnë të destabilizojnë vendin dhe paralajmëroi se reagimi i shtetit këtë herë do të jetë “i ndryshëm nga çdo herë tjetër”.