Triumfi i Ligjshmërisë. Fotoja e 100 viteve më parë na tregon momentin e hyrjes së Ahmet Zogut në Tiranë, i cili u prit me entuziazëm nga populli.

0
1

Më 24 dhjetor 1924, Ahmet Zogu u rithye në kryeqytet, ndërkohë që qeveria e paligjshme e Nolit ishte larguar me nxitim. Shumica parlamentare rimori pushtetin dhe ngjarja e asaj date u quajt Triumfi i Legalitetit (i Ligjshmërisë). Fotoja e 100 viteve më parë na tregon momentin e hyrjes së Ahmet Zogut në Tiranë, i cili u prit me entuziazëm nga populli.
Në lidhje me zhvillimet në Shqipëri, Faik Konica shkroi te gazeta “Dielli”, më 8 tetor 1925: “Ahmet Zogu na ka mundur në çdo shesh. Ahmet Zogu dhe ne duallmë përpara popullit për votë. Ahmet Zogu mori kurdoherë shumicën dhe na mundi.”
Në vazhdim, Zogu stabilizoi shtetin dhe e orientoi nga perëndimi. Ai bëri dy amnisti në vitet 1925 dhe 1928, ftoi dhe përfshiu kundërshtarët e tij politikë në qeverisje, në shërbim të vendit. Ai nuk donte dhe as nuk urrente askënd politikisht.
Ndër të tjera, kjo ishte arsyeja, që edhe kur e kishte humbur pushtetin pas pushtimit italian, në vitin 1942, Konica dhe Noli do të deklaronin: “Mbreti Zog është më i shquari personalitet shqiptar…”