Tritol ndaj deputetit të PD, shpërthimi i fuqishëm në banesën e Xhelal Mziut. I vunë tritol në banesë, reagon Xhelal Mziu: Mziu:Nuk kam asnjë
Janë publikuar pamjet e para nga banesa e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, pas shpërthimit që ndodhi pas mesnatës në rrugën “Arjan Sala”, në Kamëz.
Video dhe foto të marra nga vendngjarja tregojnë dëmet e shkaktuara në murin rrethues të banesës, si dhe situatën në zonën përreth menjëherë pas shpërthimit. Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka dhënë dëshminë e tij për hetuesit në lidhje me shpërthimin e ndodhur pas mesnatës në banesën e tij në Kamëz.
Mziu është shprehur se nuk ka asnjë konflikt personal dhe nuk dyshon tek asnjë person konkret që mund të qëndrojë pas ngjarjes.