Braktisjes masive nuk i ka shpëtuar as fshati trepçë në Bashkinë Dibër. Ndonëse një fshat me resurse të mëdha për zhvillimin e bujqësisë, i pozicionuar në shpatin e malit, banorët e tij janë larguar masivisht. Si në shumë fshatra të tjerë, as këtu nuk bëhet fjalë të gjesh të rinj, pasi kanë ikur të gjithë. Ato pak banorë që kanë mbetur janë të moshës së tretë por me mendimin për tu larguar tek fëmijët të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës. Sipas banorëve, shkak për braktisjen masive të fshatit të tyre nuk janë bërë kushtet pasi ata kanë ujë vaditës, ujë të pijshëm e rrugë të asfaltuar, por shkaku më i madh është mbështetja e pëpërfillshme ose hiç e sektorit të bujqësisë. Largimi masiv i banorëve të Trepçës e ka kthyer fshatin thuajse të shkretë.

I vetmi i ri në fshat është Blerim Dakja që vjen nga fshati Erebarë për të kryer punë bujqësie në Trepçë. Edhe Dakja thotë se largimit do të mund t’i shpëtojë as ai.

  Shumë fshatra po mbeten të shkretë për shkak të braktisjes masive në vitet e fundit, ku të rinjtë e larguar po tërheqin edhe prindërit në vendet ku jetojnë.

Enver Doçi