Tregu i gjësë së gjallë në Klos “kthehet” në parking makinash

0

   Qyteti i Klosit ka qenë identifikuar në rang vendi për pazarin e së dielës që zhvillohej në këtë qytet. Para vitit 2016, e diela mblidhte qytetar, blerës e tregtarë nga i gjithë vendi për shkak të pazarit të mishit që bwhej në Klos. Por që me mbylljen e thertoreve qw ekzistonin në vitin 2016, tregu i gjësë së gjallë në Klos jo vetëm e ka humbur famën e dikurshme, por ai po humet edhe “gjurmwt”. Sot, në fushën ku zhvillohej tregu i gjësë së gjallë, parkohen automjete që vijnë kryesisht nga fshatrat. Qytetarët, blerësit dhe tregtarët shprehen se mbyllja e tregut të gjësë së gjallë në Klos jo vetëm i ka humbur famën zonës, por ka ndikuar negativisht edhe në ekonomitë e vogla familjare.

Mbyllja e thertoreve në të gjithë vendin në vitin 2016 shkaktoi një kaos në tregun e mishit, ndërsa shumë thertore që u ndërtuan më pas, janë thuajse jashtë funksionit.