
Shumë fermer në Dibër kanë zgjedhur rrugën nacionale për të shitur prodhimet e tyre të këtij viti. Në segmentin nga Peshkopia në Maqellarë janë disa tregtarë që dalin të shesin prodhimet për udhëtarët. Haxhi Shehi nga fshati Podgorc i njësisë Administrative Maqellarë, ka zgjedhur fundin e rrugës së arbrit në afërsi të Doganës së Bllatës për të shitur shalqirin dhe kombullat e kultivuara prej tij. Në mungesë të një tregu të mirëfilltë, Haxhiu thotë se shpresa e vetme ka mbetur shitja në rrugë, por as këtu shitjet nuk janë të mjaftueshme pasi blerësit janë të paktë. Fermeri Haxhi Shehi shprehet se ka kultivuar rreth 1 hektarë me kubulla dhe 3 dynym me shalqin. Ndryshe nga fermer të tjerë të Dibrës, ai shprehet se tregun e ka ulur prodhimi vendës i Lushnjës, ndërsa nuk arrin të fitojë as koston që ka patur deri në prodhim.
Nga ana tjetër fermeri Haxhi Shehi thotë se pjesën më të madhe të prodhimit do të mund ta shesë, ndaj është i detyruar t’i hedhë në lumin Drin.