Tregtarët ambulant që shesin frutaperime tek tregu në lagjen “Pjetër Budi” thonë se mallrat e tyre po kalben pasi nuk po lejohen të shesin aty. Ata kanë refuzuar të zhvendosen tek tregu i ri tek ish agjensia.

Ndërkohë pronari i objektit të tregut të frutaperimeve në lagjen “Pjetër Budi”, Mustafa Dedja thotë se nuk ka marrë njoftimin nga ana e bashkisë para se të kërkohej mbyllja.

Në mbështetje të tregtarëve ambulant të tregut të frutaperimeve, ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike Mat, Arjan Lika, i cili tha se tregtarët nuk mund të flaken në rrugë pasi mbeten pa buk familjet e tyre.

Që prej të Hënës tregtarët ambulant që frekuentonin tregun aktual të frutaperimeve, duhej të kalonin tek tregu i ri të cilin e kanë refuzuar.