Tregtarët ambulant të frutaperimeve që fekuentonin tregun në lagjen “Pjetër Budi” zhvilluan një takim me nënprefektin e Matit, Hasan Pasha. Ata i ringritën shqetësimin e tyre nënprefektit, duke kërkuar mbështetjen e tij. Tregtarët kërkojnë që tju jepet një zgjidhje pasi prej 8 ditësh nuk po shesin mallrat e tyre. Ata dhe pronari i objektit kërkuan që tregu aty të vazhdojë dhe tregu në lagjen e re të jetë alternativ.
Nënprefekti i Matit Hasan Pasha tha se për problemin e tyre është vënë në dijeni prefektin e Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu. Pasha tha se kërkesa e tregtarëve do të adresohet në institucionet shtetërore.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme, tregtarët ambulant i janë drejtuar me një peticion, Bashkisë Mat, Prefektit të Qarkut Dibër dhe Avokatit të Popullit.