Trebishti, dikur me 700 familje, sot me 130, largimi masiv nga braktisja e shtetit
Dikur në fshatrat e Njësisë Administrative Trebisht në Bashkinë e Bulqizës jetonin rreth 700 familje duke bërë një komunitet shumë të rëndësishëm në lindje të Bashkisë së Bulqizës. Por pas viteve 90-të ashtu si shumë fshatra të tjerë, as Trebishti nuk i shpëtoi hemoragjisë së largimit masiv të shqiptarëve nga trojet e tyre. Banorët e mbetur aty thonë se dikur në Trebisht jetonin mbi 700 familje, sot kanë mbetur diku tek 130 në të gjithë fshatrat e kësaj njësie administrative. Problemet që mendojnë banorët që kanë mbetur se detyruan të tjerët të largohen janë që nga infrastruktura rrugore, kanalet vaditëse, uji i pijshëm që tarifohet aforfe, energjia elektrike, shërbimi shëndetësorë, i pastrimit të mbeturinave etj. SINK… BANORË Të gjithë banorët kanë një mendim për politikanët lokal dhe qëndror. Sipas tyre, premtime japin me shumicë në fushata elektorale, por sapo zgjedhjet të mbarojnë nuk duken më aty. SINK… BANORË Në mungesë të infrastrukturës së duhur rrugore, largësisë me qytetin e Bulqizës, banorët e Trebishtit detyrohen të shkojnë në Dibër të madhe për shumë shërbime.