3 persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se kanë rrahur 2 punonjës të burgut në Fushë-Krujë. Raportohet se 3 të prangosurit janë kushërinj.
A.Sh dhe B.Sh kanë pasur një të afërm në burgun e Fushë-Krujës dhe kanë kërkuar që t’i ndërrohej dhoma. Pas kundërshtimit të punonjësve të policisë për të ndërruar dhomën e të burgosurit ka nisur edhe sherri mes tyre.
Ndërsa E. Sh ndihmoi kushërinjtë për t’i larguar me makinë. Sakaq, ky i fundit ishte i dënuar për 8 kg kanabis, theu lejen e marrë prej pandemisë.
Ardian Shera, i dënuar më parë me 15 vite burg për ‘vjedhje me armë’.