Tre kurorë në një banesë me dy dhoma, historia e familjes Asllani nga Peshkopia
Dhjetë anëtarë të familjes Asllani në qytetin e Peshkopisë jetojnë në një banesë me vetëm 2 dhoma. Ndonëse janë tre kurorë, ata nuk kanë hapsirë të mjaftueshme për të gjithë anëtarët e familjes. E zonja e shtëpisë, Liljana Asllani thotë se njëri nga djemtë ka zënë dhomën e gjumit, ndërsa djali tjetër me bashkëshorten e tij, flejnë në të njëjtën dhomë ku flen edhe ajo. Të paturit vetëm një dhomë gjumi ka futur në sherr nuset, që siç thotë Liljana, përfundojnë disa herë në polici. Edhe kryefamiljari Kulejman Asllani thotë se e ka të pamundur të jetojnë tyre kurorë në një banesë me dy dhoma. Ai vetë ka probleme të shumta shëndetësore dhe nuk mund të punojë. Prindërit kërkojnë që shteti i apo Bashkia Dibër të gjejë një zgjidhje dhe t’i ndihmojë me një tjetër banesë pasi në kushtet që janë e kanë të pamundur që të jetojnë të gjithë sëbashku. Tre kurorët e familjes Asllani në qytetin e Peshkopisë jetojnë në pallatin e strehimit social të ndërtuar nga Bashkia Dibër.