Trajneri Nikaj mesazh të qartë: Jemi një hap para Besëlidhjes, Dinamos e Korabit

0

Ekipet e kategorisë së parë në futboll do të zbresin në fushë këtë të shtunë pas një jave pushim për shkak të ndeshjeve të ekipit tonë kombëtarë. Matjanët presin të shtunën në “Liri Ballabani” ekipin Partizani B për tu përballur për llogari të vajës së tretë të këtij kampionati. Ndërkohë, trajneri i Burrelit, Samuel Nikaj tha se skuadra është në formë optimale dhe se djemtë po përgatiten maksimalisht për këtë përballje. Nikaj u shpreh se edhe Partizani B një ekip që rrjedh nga akademia e ekipit të parë, ka kualitete cilësore e për këtë përballja është vlerësuar si finale.
E ndërkohë që kanë përfunduar vetëm dy javë të këtij sezoni gara në grupin A duket e vështirë mes tre ekipeve, Besëlidhjes, Burrelit dhe Korabit. Por trajneri Samuel Nikaj nuk lë jashtë edhe Dinamon ekip i cili sipas tij ka në përbërje lojtarë cilësor. Por gjithsesi Nikaj shprehet se Burreli është një hap para të tre këtyre skuadrave.
Pas përballjes me Partizanin B, matjanët do të luajnë në transfertë ndaj lezhjanëve të Besëlidhjes.