Spitali Infektiv

Një lajm tronditës raportohet nga QSUT, ku një foshnje e prekur me koronavirus ka ndërruar jetë.

Foshnja vetëm 16-muajshe, pak ditë më parë ishte shtruar në reanimacion në gjendje të rëndë.

Shkaku zyrtar i vdekjes është ende i paqartë, por foshnja me inicialet A.K nga qyteti i Durrësit, ishte infektuar nga koronavirusi dhe më pas kishte pësuar hemoragji.

Ky është rasti i parë i një fëmije të prekur me koronavirus që ndërron jetë në vendin tonë.

Ditën e djeshme u raportua se katër fëmijë të prekur nga Covid-19 ndodheshin të shtruar në pediatrinë e QSUT, dy prej tyre në reanimacion.