Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë. Sipas policisë 65-vjeçarja me inicialet S.B, këmbësore, është përplasur për vdekje nga një furgon. Mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici ndërkohë që po hetohet për të zbardhur shkakun e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, mjeti tip fugon, me drejtues shtetasin I.M., 21 vjeç,ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen S.B., 65 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.