Dy vites pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në fshatin Ostren të Bulqizës, ku humbën jetën tre anëtarë të familjes Tola, kryefamiljari Ylber Tola hedh dyshime që familjarët e tij janë helmuar nga një 30 vjeçare. Në një deklaratë të dhënë për mediat, Ylber Tola shprehet se këto dyshime i kanë ardhur pas daljes nga spitali të vajzës që i mbijetoi tragjedisë me 14 Shkurt të vitit 2020. Ai deklaroi gjithashtu se çështjen do ta dërgoj në SPAK.
Pasditen e 14 Shkurtit të dy viteve më parë Rajmonda Tola 40 vjeç, djali i saj Fatjoni 14 vjeç si dhe vajza e madhe Rudina 19 vjeçe u konstatuan të pajetë ndërsa vajza tjetër, 16-vjeçarja Merita Tola, ishte ende gjallë si dhe mbijetoi pasi u transportua në spital në Tiranë.