Tragjedia në Ostren/ I vdiq e shoqja dhe 2 fëmijët, dëshmia tronditëse e kryefamiljarit: I helmoi një 30 vjeçare

Tragjedia në Ostren/ I vdiq e shoqja dhe 2 fëmijët, dëshmia tronditëse e kryefamiljarit: I helmoi një 30 vjeçare

Dy vites pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në fshatin Ostren të Bulqizës, ku humbën jetën tre anëtarë të familjes Tola, kryefamiljari Ylber Tola hedh dyshime që familjarët e tij janë helmuar nga një 30 vjeçare. Në një deklaratë të dhënë për mediat, Ylber Tola shprehet se këto dyshime i kanë ardhur pas daljes nga spitali të vajzës që i mbijetoi tragjedisë me 14 Shkurt të vitit 2020. Ai deklaroi gjithashtu se çështjen do ta dërgoj në SPAK.
Pasditen e 14 Shkurtit të dy viteve më parë Rajmonda Tola 40 vjeç, djali i saj Fatjoni 14 vjeç si dhe vajza e madhe Rudina 19 vjeçe u konstatuan të pajetë ndërsa vajza tjetër, 16-vjeçarja Merita Tola, ishte ende gjallë si dhe mbijetoi pasi u transportua në spital në Tiranë.