Ministrja Olta Xhaçka ka konfirmuar se në tragjedinë e Greqisë, kanë humbur jetën 6 shqiptarë, 3 vajza dhe 3 djem.

Në një reagim të bërë në Facebook, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar emrat viktimave, ndërsa shpreh ngushëllimet familjarëve të tyre.

Bëhet fjalë për Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Loanis Xhiollas, Denis Ruçi, Pavlin Bozo.