Ballina AKTUALITET Tragjedi në Bulqizë, 30 vjeçari po peshkonte me gjenerator, bie në kontakt...

Tragjedi në Bulqizë, 30 vjeçari po peshkonte me gjenerator, bie në kontakt më rrymën dhe humb jetën

0

Një 30 vjeçar nga fshati Peladhi i Bulqizës humbi jetën tragjikisht pasditen e kësaj të diele.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sofraçan, teksa 30 vjeçari Klodian Kala ka qenë duke peshkuar në zallin e Bulqizës.

Dyshohet se gjatë momentit peshkimit teksa në Zall kishte hedhur kabullin e gjeneratorit në ujë dhe dyshohet se ka rrëshqitur nga bregu e për pasojë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke humbur jetën në vend.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e vërteta të vdekjes së 30 vjeçarit.

Exit mobile version