
Trupat e 39 personave të pajetë janë gjetur në një kontejner të ngarkuar në një kamion në Eseks, Angli. Policia ka arrestuar shoferin e kamionit, një 25-vjeçar nga Irlanda e Veriut, fillimisht si i dyshuar për vrasje.
Policia tha se kamioni vinte nga Bullgaria dhe kishte hyrë të shtunën në Britani. “Është një incident tragjik ku një numër kaq i madh njerëzit kanë humbur jetën”, tha shefi i Policisë, Andrew Mariner. “Hetimet vazhdojnë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur”. Ai shtoi se viktimat po identifikohen, por do të jetë një proces i gjatë.A2