Trafikonte lëndë narkotike. Arrestohet në Sarandë matjani

Trafikonte lëndë narkotike. Arrestohet në Sarandë matjani

Policia në Sarandë ka vënë në pranga katër persona për trafikim të lëndëve narkotike. Mësohet se të arrestuarit janë:-D. D., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, lindur në Peshkopi dhe banues në Sarandë;-L. L., 23 vjeç, lindur dhe banues në Bulqizë;-Y. D., 29 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Sarandë;-F. B., 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Sarandë.Në bazë të informacioneve të grumbulluara nga hetimet, policia bëri të mundur parandalimin e trafikimit të një sasie prej 9 kg kanabis, e cila iu është gjetur dhe ju sekuestrua 23-vjeçarit L.L. dhe 37-vjeçarit F.B. gjatë tentativës për ta transportuar në bashkëpunim dhe me dy të tjerët. Synimi ishte kalimi i lëndës narkotike jashtë vendit nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Konispolit.NJOFTIMI.Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Transportuesit”.Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve.Vihen në pranga 4 shtetas, të dyshuar si bashkëautor në këtë veprimtari kriminale, njeri prej të cilëve me precedent të mëparshëm penal.Sekuestrohen 9 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u finalizua operacioni i koduar “Transportuesit”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:-D. D., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, lindur në Peshkopi dhe banues në Sarandë;-L. L., 23 vjeç, lindur dhe banues në Bulqizë;-Y. D., 29 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Sarandë;-F. B., 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Sarandë.Në bazë të informacioneve të grumbulluara se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndës narkotike kanabis, menjëherë nga forcat e Policisë u organizuan veprimet dhe u bë e mundur parandalimi i trafikimit të një sasi prej 9 kg lëndë narkotike kanabis, e cila iu është gjetur dhe sekuestruar shtetasve L. L dhe F. B, gjatë tentativës për ta tranportuar në bashkëpunim dhe me 2 shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, me synimin për ta trafikuar jashtë vendit nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Konispolit.Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.