Tradita e rrallë, zhvillohet festa e emigrantëve të fshatit Gurë i Bardhë në Klos

0



Fshati Gurë i Bardhë në Bashkinë e Klosit është i përgjedhur si një ndër 100 fshatrat turistik në vendin tonë, për shkak të pasurive të mëdha natyrore e historike që ka. Por ky fshat nuk është i veçantë vetëm në këtë drejtim. Shumë familje të këtij fshati jetojnë jashtë vendit, kryesisht në Britaninë e Madhe dhe në Itali. Por në fshat tashmë është krijuar një traditë ku çdo muaj gusht zhvillohet “Festa e emigrantëve”. Të gjithë ata që kthehen me pushime në vendlindje bmlidhen në një ndër pikat më të bukura të këtij fshati e cila quhet Gujë. Dhjetra banorë mblidhen duke kaluar orë të tëra sëbashku. Aktiviteti i ngjan një feste ndaj dhe organizaotrët kanë menduar për detaje. Për shkak të pandemisë, numri i pjesmarrësve ka qenë i kufizuar, ndërsa nuk kanë munguar panairet me punime artizanale apo gatimet e ndryshme tradicionale të zonës. Organizatorët thonë se qëllimi i kësaj feste është të bëjë bashkë emigrantët dhe brezat të njihen me njëri – tjetrin.

Ndërkohë përfaqësuesit e Bashkisë Klos, zëvendëskryetari Armand Gjini dhe këshilltarja Nexhmije Dedolli, thanë se Guri i Bardhë ka të gjitha potencialet për zhvillimin e turizmit dhe se kjo festë është një mundësi më shumë për promovimin e


Pjesmarrësit në këtë festë të kthyer në traditë çdo të dielë të dytë të muajit Gusht, thanë seqëllimi mbetet njohja e brezave të rinj me njëri – tjetrin pasi shumë të rinj jetojnë në vende të ndryshme të botës e për këtë ata duhet të njihen.
Sink… pjesmarrësit
Në këtë festë nuk munguan as kërcimet e ndryshme të valleve tradicionale, po lojërat sportive.
Dritan Kurti