Tokat djerr në “Dragu”, 84 vjeçari: ky vend nuk bëhet më

Tokat djerr në “Dragu”, 84 vjeçari: ky vend nuk bëhet më

Fushat papunuar dhe të lëna djerr prej vitesh janë pamje e zakonshme tashmë në zonat e Bulqizës. Prej shumë vitesh tokat që dikur prodhonin grurë, misër etj, kanë mbetur papunuar. 84 vjeçari Zenel Gjoka nga fshati “Dragu”, thotë se para viteve 90-të këto toka bujqësore jepnin prodhim maksimal pasi e gjitha punohej ku kultivohej grurë e misër. Por sipas tij, vitet e fundit këto toka po mbeten vetëm për kullotë për bagëtinë pasi askush nuk merret më me to. Edhe pse fshati ka ujë vaditës, kjo nuk i ka motivuar banorët të punojnë tokën për shkak të çmimeve të larta dhe largimit të rinisë.

Nga ana tjetër, 84 vjeçari Zenel Gjoka shprehet se nuk ka shpresë për rikthimin e rinisë, ndaj dhe tokat bujqësore do të vijojnë të mbeten djerr edhe në të ardhmen.

Ky fshat ka me dhjetra hektar tokë bujqësore por fatkeqësisht prej vitesh nuk punohen.