Rekamë

Reshjet e shirave të nisura pasditën e kësaj të shtune kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Skuraj – Burrel. Masive gurësh kanë rënë në asfalt duke u bërë burim aksidenti.

Në shumë vende rruga është e pakalueshme për automjetet e vogëla për shkak të gurëve të mëdhenj mbi karrexhatë. Drejtuesit e mjeteve janë ndaluar për të hequr gurët e më pas kanë vijuar lëvizjen drejt Tiranës apo Burrelit.

Që prej orës 16:00 në disa segmente në Shkopet rruga është vetëm me një kah lëvizjeje, ndërsa rreziku potencial është shembja e shkëmbinjëve që mund të kthehen në tragjedi.

Sipas tyre, asnjë punëtor i firmës nuk duket gjëkundi edhe pse problemet nga reshjet e shiut ishin paralajmëruar prej dy ditësh nga sinoptikanët.