Ballina Qarku Diber Tjetër vatër zjarri në Lurë, digjen 10 ha me pemë halore, zjarri...

Tjetër vatër zjarri në Lurë, digjen 10 ha me pemë halore, zjarri vion aktiv edhe në Ulëz

0

Tjetër vat

Pasi të mërkurën u bë e mundur që të vihet nën kontroll vatra e zjarrit në fshatin Gurë-Lurë, një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të enjte në Lurë. Vatra e re është shfaqur në vendin e quajtur “Maja e Bakullimës”, e cila është e veshur me pemë halore.

Mësohet se janë djegur mbi 10 ha kullotë dhe pyje halore. Teksa flakët vijojnë të jenë shumë aktive dhe të djegin çfarë iu del para, terreni i thepisur me shkëmbinj që herë pas here shkëputen, e bën të vështirë procesin e fikjes së zjarrit. Në terren janë të angazhuar punonjës MZSH-se, punonjës të AdZM Dibër, punonjës të Drejtorisë së Bujqësisë e Pyjeve të Bashkisë, punonjës të Njësisë Administrative Lurë si dhe vullnetarë. Por temperaturat e larta dhe era e fortë po favorizojnë përhapjen e zjarrit.

Ndërkohë që edhe këtë të enjte ka vijuar të jetë aktiv zjarri i rënë në masivin pyjor me dyshqe në zonën e Shkopetit. Ndonëse një pjesë e madhe e vatrave të zjarrit janë izoluar, në vendin e quajtur Lundre katër vatra të tjera kanë qenë aktive deri në orët e pasdites. Burime nga vendi i ngjarjes thanë se shkak bëhet era që fryn dhe temperaturat e larta, ndërsa po punohet intensivisht për ta izoluar gjithë vatrën e zjarrit.

Në malin e Balgjajt është shuar totalisht vatra e zjarrit, e cila shkaktoi dëm kolosal në ekonominë pyjore të kësaj zone. Fikja e zjarrit është bërë nga terreni ndërsa është ndihmuar edhe nga pak reshje shiu të rëna pasditen e së mërkurës.

ër zjarri në Lurë, digjen 10 ha me pemë halore, zjarri vion aktiv edhe në Ulëz

Exit mobile version