Sot është shënuar shifra më e lartë që prej fillimit të pandemisë. Mësohet se janë shënuar 82 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Nga këto, 18 raste janë vetëm në Shkodër duke e kthyer këtë qytet në një vatër të rrezikshme virusi.

Kujtojmë se ditën e djeshme kishim 69 raste të reja. Deri tani numri total i të prekurve nga Covid ka shkuar në 1672.