Këtë të Mërkurë në gjykatën administrative të Tiranës u zhvillua seanca gjyqësore mes banorëve të fshatit Zall- Gjoçaj e tre fshatrave të tjerë si dhe firmës e cila ka nisur punën për marrjen me tubacione të ujit të zallit të Melthit.

Seanca gjyqësore e cila u shty dje u zhvillua mes tensioneve ndërsa në sallë janë lejuar vetëm firmëtarët e padisë, ndërsa banorët kanë pritur me protestë jashtë vendimin.

Përfaqësuesit e banorëve të fshatrave që kundërshtojnë marrjen e ujit të zallit të Melthit nuk kanë arritur ta bindin gjyqtarin e çështjes që të vendosë në favor të tyre, duke i dhënë të drejtë firmës për të vijuar punimet.

Por me gjithë këtë vendim, banorët tregojnë vendosmëri që nuk do të lejojnë me asnjë çmim marrjen e ujit të tyre.