E premtja ka hapur dyert e mortit në familjet që humbën të afërmit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në familjet, Vata, Cuka, Çupi, Cara e Cakoni me mijëra njerëz shkojnë për ngushëllime. Ish Kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga ish deputetja Dhurata Çupi ishin në familjen e Fehmi Vata e cila ka humbur 2 pjestar mes tyre një fëmijë 6 vjeç. Bashkëshortja e Fehmiut humbi jetën duke mbrojtur njërin nga nipat ndërsa humbi jetën nipi tjetër.
Ish deputetja Dhurata Çupi tha se i gjithë Mati është në pikëllim të thellë pasi pothuajse të gjitha viktimat janë me origjinë nga Mati.