Thirrje nga Ministria e Jashtme: Kujdes për Shqiptarët në Izrael

Thirrje nga Ministria e Jashtme: Kujdes për Shqiptarët në Izrael

Ministria e Punëve të Jashtme i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, pas përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Ata u kërkojnë atyre që janë atje të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv po ndjekin nga afër zhvillimet dhe janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendase. Ambasada është në dispozicion të plotë të qytetarëve tanë.

Për çdo nevojë emergjente, qytetarët shqiptarë që gjenden në Izrael janë të lutur të kontaktojnë në numrat:

  • +972549042813
  • +972544806601

Këto kontakte emergjence duhet të përdoren vetëm nga qytetarët e ndodhur në Izrael dhe nuk do të mund të japin informacione për median.

Ministria e Punëve të Jashtme do të vijojë të informojë në mënyrë të rregullt për çdo zhvillim të mëtejshëm.