Mediat britanike kanë zhvilluar një investigim në të cilin thuhet se shqiptarë trafikojnë djemtë e tyre adoleshentë në Britani me qëllim përfshirjen në bandat e krimit të organizuar që kontrollojnë tregjet më të mëdha të kokainës në vend.
Numri I të rinjve që synojnë Britaninë e Madhë është gjithmonë në rritje prej premtimeve se do të mund të sigurojnë mijëra paund falë shitjes së drogës në interes të bandave që u përkasin.
Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani ka deklaruar se Shqipëria është burimi më i madh i trafikimit të njerëzve, me 947 raste referuar 2018-s, një rritje me më shumë se 50 përqind që nga viti 2015.
Mediat raportojnë se shumica e djemve të rinj shqiptarë, trafikohen në Britani me miratimin e prindërve të tyre, nisur nga premtimet e shumta për shpërblime të majme financiare nga ana e trafikantëve.
Gjatë studimit është vënë re se trafikuesit e vegjel në Britani shfaqin një lloj stili luksoz për bashkëmoshatarët e tyre në vendlindje në rrjetet sociale.
Gjithashtu është evidentuar dhe një problematikë tjetër ajo e trafikimit të adoleshentëve dhe të rinjve nga shqipëria në Britani. Prindërit shqiptarë paguajnë rreth 15 mijë euro për dërgimin e fëmijëve me shpresën për një jetë më të mirë. Por sipas autoriteteve trafikimi I lëndëve narkotike dhe vjedhja massive arrin në shifra monetare shumë të larta.
“The Telegraph” për shqiptarët: trafikojnë djemtë e tyre me qëllim përfshirjen në banda

Share
Read more