Tetori rozë në Peshkopi
Në kuadër të mbylljes së muajit Tetor “rozë”, stafi i spitalit Rajonal Dibër organizoi të enjten një aktivitet sensibilizues. Fushata ndërgjegjësuese për luftën kundër kancerit të gjirit ka nisur që prej fillimit të muajit dhe bëhet çdo vit. Në aktivitetin e organizuar në ambjentet e spitalit rajonal u demonstruan edhe vizitat që bëhen nga gratë dhe vajzat nëpërmjet aparaturës së mamografisë. Drejtori i Spitalit Rajonal Dibër, Rruzhdi Deda tha se ky muaj duhet të jetë shembull i të gjithë vitit për tu treguar më të kujdesshëm ndaj vetes.
E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe sekretarja e Përgjithshme e Prefekturës Dibër, Donika Hysenaj e cila u shpreh se ndërgjegjësimi duhet të vijojë për të gjitha gratë dhe vajzat e Dibrës.
Njëra nga infermieret që po lufton ende me sëmundjen e kancerit të gjirit është Elsa Sadaj e cila ikurajoi të gjitha gratë që të bëjnë kontroll të hershëm të gjirit.