Tetori rozë/ Aktivitet për luftën ndaj kancerit të gjirit në Burrel

0

Në kuadër të muajit Tetor i cili në të gjithë botën njihet si muaji i sensibilizimit për luftën kundër kancerit të gjirit, Zyra e Kujdesit Shëndetësorë Parësor pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat, zhvilloi një aktivitet me gra e vajza nga institucionet publike në Mat. Aktiviteti i mbajtur para godinës së Bashkisë së Matit dha mesazhe të shumta për gratë e qytetit të Burrelit po jo vetëm. Pankartat dhe dekori i vendosur tërhoqën vëmendjen e grave të cilat morën edhe këshillat e nevojshme se si të bëjnë kontrolle periodike të gjirit në mënyrë që të zbulojnë kancerin në faza të hershme që të mund ta kurojnë atë. Shefja e Zyrës së Promocionit Elisabeta Gjini tha se qëllimi mbetet ndërgjegjësimi it ë gjitha gave që të bëjnë kontrolle periodike të gjirit.

Të gjitha gratë pjesmarrëse në këtë aktivitet zhvilluan më pas një marshim në rrugët e qytetit të Burrelit, për tju dhënë mesazhin e tyre të gjitha grave dhe nënave.