Ballina Qarku Diber MAT Testohet kanali vaditës i Klosit, fermerët do ta kenë ujin për të...

Testohet kanali vaditës i Klosit, fermerët do ta kenë ujin për të mbjella para afatit zyrtar

0

Prej afro dy muajsh është punuar në veprën më të madhe vaditëse në Mat, kanalin e Klosit. Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Durrës, sektori i Matit ka koordinuar punën e firmës që ka bërë riparimin dhe pastrimin e kësaj vepre vaditëse. Në bashkëpunim me dy bashkitë Mat e Klos është arritur që kanali vaditës i Klosit të testohet më shumë se dy javë nga afati zyrtar i nisjes së sezonit të vaditjes që është data 15 Qershor.

Në dy ditët e fundit është bërë testimi i kanalit vaditës, duke e mbushur atë me ujë. Specialisti i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Durrës, sektori i Matit, Basir Salaj tha se testimi i kanalit do të bëhet deri në pikën fundore, ndërsa po punohet për riparimin e sifonit në fshatin Zenisht.

Fermerët e luginës së Matit do ta kenë në kohë ujin vaditës për të mbjellat e tyre, ndëse nuk do të ketë avari gjatë testimit, apo dëmtime në rast të reshjeve të shirave.

Exit mobile version