Terrorizoi Elbasanin për 4 orë. Ekzekutohet 71-vjeçari Lefter Zhidru

0
7

Pas 5 orësh negociata, RENEA ka arritur ta neutralizojë 71-vjeçarin Lefter Zhidru në Elbasan duke e ekzekutuar atë.

Forcat RENEA kanë ndërhyrë brenda banesës ku qëndronte Zhidru duke hedhur fillimisht tymuese. Pas shpërthimeve, një breshëri automatiku është dëgjuar në orën 18:00.

Kujtojmë që konfliktin Zhidru e pati me bashkëshorten, e cila i shpëtoi fatmirësisht plumbave. Por me të ardhur policia i moshuari nisi rezistencën me armë.

Teksa kundërshtonte shoqërimin nga policia, ai qëlloi me armë dhe la të plagosur dy kalimtarët Abdenauer Kndraxhiu dhe Ledjo Saraci.

Në vendngjarje ka mbërritur sakaq edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, drejtuesi i Policisë Kriminale, Tonin Voçaj dhe krerët blu të Elbasanit.