Tërmeti në Xibër, familja Hoxha: nuk kemi marrë zgjidhje

0
18

Familja Hoxha nga fshati Xibër – Hane i Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit ishte një ndër familjet më të dëmtuara nga lëkundjet e tërmetit të 15 Janarit. Kryefamiljari Medi Hoxha thotë se edhe pse ka kaluar afro 1 muaj nga tërmeti, ai nuk di ende se çfarë do të bëhet me të. Sipas tij, pushteti vendor nuk i ka ofruar asnjë zgjidhje duke e lënë në mëshirë të fatit. E gjithë banesa është çarë e plasaritur duke mos ofruar asnjë siguri për 7 anëtarët e familjes së tij.

  Kryefamiljari Medi Hoxha i druhet lëkundjeve të tjera të cilat do të ishin fatale për banesën e tij por edhe shumë të rrezikshme për 7 pjestarët e familjes që janë të detyruar të vazhdojnë të jetojnë aty.

Lëkundjet e tërmetit të 15 Janarit të këtij viti ishin me epiqendër në Xibër, ku shkaktuan dëme në banesa dhe panik tek banorët.