Tërmetet rrezikuan të shembin kullën shekullore monument kulture në Bulqizë

0

  Kjo është kulla e “Sali Markjas” në fshatin Zogjaj të Njësisë Administrative Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës. Ajo është shpallur monument kulture i kategorisë së parë këtu e 34 vite më parë, pikërisht me 18 Dhjetor të vitit 1987 nga Komiteti i Kulturës dhe Arteve të asaj kohe. Por ndonëse objekti është një rëndësie kaq të veçantë, ai rrezikon të shembet totalisht. Mexhit Markja, banorë i fshatit Zogjaj thotë se tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019 dhe lëkundjet e 29-30 Tetorit të këtij viti kanë amortizuar më shumë konstruktin e kullës dhe nëse nuk ndërhyhet shpejt ajo rrezikon të shembet.

  Për Kryetarin e fshatit Zogjaj, Naim Lleshin, kjo kullë nuk kanë njohur rikonstruksion që prej fundit të viteve 90-të, ndërsa tërmetet e dy viteve të fundit e kanë dëmtuar shumë, duke rrezikuar të shembet.

Ironik është fakti që në portën e kësaj kulle qëndron një tabelë “Monument Kulture, mbrohet nga shteti”, por në të vërtetë instancat shtetërore po e lënë të rrënohet.