Rekamë

Disa lëkundje tokë janë ndjerë në orët e para të ditës së sotme në Bllacë të Dibrës.

Lëkundjet janë shënuar në orën 04:43 të mëngjesit, ku sipas EMSC mësohet se tërmeti ka qenë i magnitudës 3.2 ballë të shkallës Rihter.

Thellësia e lëkundjeve ka qenë vetëm 2 km nga sipërfaqja e tokës, duke bërë që dridhjet të ndihen shumë edhe në Maqedoninë e Veriut.

Lëkundjet që zgjatën disa sekonda kanë shkaktuar panik tek banorët e zonës.