Rekamë

Një 49 vjeçar ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare në pikën kufitare të kalimit në Bllatë. Sefedin Kaza është proceduar penalisht për veprën “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndërsa po në këtë pikë kufitare është goditur një rast kontrabande. Një 24 vjeçar A.Gj., tentoi të kalonte kontrabanë disa mallra që i kishte fshehur në makinën e tij.

Një shtetas tjetër 38 vjeçar A.N., është proceduar nga policia pasi po tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.