Kjo e martë ka shënuar edhe kulmin e tretë të temperaturave ekstreme që kanë mbërthyer vendion tonë prej ditësh. Në disa qytete termometri ka shënuar vlera deri në 48 gradë Celsius, ndërsa në Mat arriti vlerën e 42 gradëve.
Për shkak të të nxehtit të madh, lugina e Matit kishte marrë një pamje të zymtë si të kishte rënë zjarr ose të jetë mjegull.
Sipas Hsërbimit Sinoptik, nga kjo e mërkurë temperaturat do të pësojnë rënie ku në në pikun e ditës do të kapin vlerën deri në 30 apo 31 gradë.
Temperaturat pritet të zbresin që në orët e mbrëmjes së sotme, ndërsa në vazhdim nuk përjashtohen as reshje të lokalizuara shiu.
Deri në fund të muajit Korrik temperaturat do të luhaten mes 31 dhe 34 gradëve, duke mos ju asfruar ekstremeve që kaluam gjatë këtyre ditëve.
Sipas sinoptikanëve, ditët e nxehta që kaluam janë me temperaturën më të lartë të këtij viti dhe nuk pritet që të përsëriten gjatë muajve në vazhdim.
Megjithatë, këshillat e mjekëve për mbrojtjen nga rrezatimi diellor ultraviolet, janë edhe për periudhën në vazhdim dhe shmangia e diellit në orët e pikut është e këshillueshme për të gjithë.