Rekamë

  Për fatin e mirë deri tani në Qarkun Dibër, nuk është regjistruar asnjë rast zjarri në masivet pyjore. Por kjo sipas Prefektit Nexhbedin Shehu nuk e përjashton mundësinë e shfaqjes së zjarreve kryesisht në pyje e kullota. Nga ana tjetër, Shehu ju bën apel qytetarëve që të tregohen tepër të kujdesshëm dhe të mos bëhen shkak për shfaqjen e zjarreve. Gjithashtu, të gjitha institucionet janë në gatishmëri të plotë në rast të rënies së zjarreve, por kjo nuk mjafton pasi duhet edhe bashkëpunimi i komunitetit qoftë në prandalimin e zjarreve e qoftë në shuarjen e tyre në rast se aktivizohen.

Deri tani në masivet pyjore të Qarkut Dibër nuk është hafaqur asnjë vatër zjarri, çka tregon se komuniteti ka qenë shumë i kujdesshëm dhe nuk është bërë shkak për dëmtimin e pasurisë së të gjithëve, siç janë pyjet.