Temperaturat e ulta mbërthejnë Qarkun Dibër

0

Prej mbrëmjes së kaluar qarku Dibër Është përfshirë nga një valë acari me temperatura që kanë zbritur deri në  – 14 gradë celsius.

Zona e Bulqizës ka shënuar nivelin më të ulët të temperaturave në – 14, Peshkopia me – 12 gradë dhe Mati – 10 gradë celsius.

Rrugët e lagjes së vjetër të qytetit të Bulqizës janë të mbuluara nga akulli ndërsa kanë ngrirë edhe tubat e ujit të pijshëm në disa blloqe banimi.

Situatë e vështirë paraqitet në disa zona të thella të Dibrës si në Zall – Dardhë, Zall-Reç e fshatra të tjerë të njësive të thella të Bashkisë Dibër pasi prej afro 48 orësh janë pa energji elektrike.

Sipas sinoptikanëve temperaturat shumë të ulta do të vijojnë deri në mesjavë ku më pas do të shihet një rritje e lehtë gjatë ditës.

Megjithë ngricat e krijuara për shkak të temperaturave ulta, nuk ka probleme sa i përket qarkullimit në rrugët nacionale, ku lëvizja bëhet normale.