Vendi ynë kaloi një fundjavë me temperatura që në disa zona zbritën deri në minus 20 gradë Celsius. Por ndonëse ato dit ishin të acarta, mund të kishin qenë të dobishme në luftën kundër procesionares së pishës. Ekspertët thonë se insekti apo larva që rritet në qeskat në degët e pishave, nuk i reziston një temperature më të ulët se minus 5 gradë Celsius. Por që të ndodhë kjo, sipas ekspertëve, larva duhet të jetë jashtë qeskave. Për shkak të rritjes së temperaturave në fillim të Shkurtit, disa nga qeskat që janë larvat e procesionares ishin çarë e ajo kishte nisur zbritjen për tu futur në tokë. Specialistët shprehen se në këtë moment, temperaturat shumë të ulta veprojnë e ndikojnë në ngordhjen e tyre. Pra sipas tyre, nëse qeskat ku qëndron procesionarja në pishë do të ishin çarë mekanikisht para datës 13 Shkurt, do të ishte eleminuar një sasi e madhe krimbit të pishës. Banorët e BUlqizës thonë se të gjitha masivet pyjore me pish në këtë Bashki janë të infektuara nga procesionarja, e kjo është për të ardhur keq.
Procesionarja e pishës tashmë është në çdo masiv pyjor me këtë dru halor.