Disa pajisje të modifikuara për komunikim janë gjendur në burgun e Peqinit dhe atë të Burrelit. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka konfirmuar se kontrollet janë zhvilluar 5 ditë më parë në qelitë e burgjeve, ku u zbuluan dy televizorë të përshtatur për komunikim.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontrolle për grogë e sende të ndaluara dhe si rezultat kanë gjetur dy pajisje, që të burgosurit i kishin përshtatur për të komunikuar me numër telefoni dhe me internet.